Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës

TIRANË , 26 nëntor 2026/Albania Express News/-Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, të Këshillit të Ministrave, që ndryshon ligjin “Për tubimet”.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimi u mor më sot, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga disa organizata të shoqërisë civile dhe grupime studentore, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin e plotë të aktit normativ.
Me shumicë votash, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi pezullimin e zbatimit të nenit 5 të aktit normativ, në pjesën që parashikon sanksione administrative për bllokimin e rrugëve automobilistike gjatë zhvillimit të tubimeve, kur kjo sjell pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.

Gjithashtu, Gjykata vendosi që çështja të shqyrtohet me përparësi. Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e aktit normativ është kaluar për shqyrtim në seancë plenare publike, më 25 nëntor 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla reagon për dhunën në protestë: Seksioni i dhunës së Saliut, sulme në Ditën e Pavarësisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i grupit parlamentar...

Protestuesi qëllon me llastiqe në drejtim të policisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Një protestues është filmuar...

114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Në qytetin e Vlorës,...