LIBRAZHD ,24 nëntor 2026 / Albania Express News /-Klubi i Futbollit Sopoti i Librazhdit nga kjo fillim javë ka një trajner të ri. Lorenc Pashja do të jetë në drejtimin e skuadrës librazhdase, duke nisur një kapitull të ri në historinë e ekipit, me synimin për të rritur nivelin sportiv dhe për të konsoliduar grupin.
Lajmi është bërë publik nga kryetari i Bashkisë Librazhd përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka konfirmuar mirëpritjen e trajnerit të ri në krye të Sopotit.
Në njoftimin e publikuar theksohet se ardhja e Pashjës lidhet me ambicien për të forcuar skuadrën, për të përmirësuar paraqitjet në fushën e lojës dhe për të arritur rezultate sa më pozitive në vazhdimësinë e aktivitetit futbollistik.
Drejtuesit e klubit i kanë uruar trajnerit të ri suksese në detyrën e tij, duke shprehur besimin se përkushtimi, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me lojtarët do të jenë elementë të rëndësishëm në realizimin e objektivave të vendosura.
Tashmë, vëmendja përqendrohet te puna që do të zhvillojë stafi i ri teknik, ndërtimi i një grupi konkurrues dhe pritshmëritë e tifozëve librazhdas për një ecuri pozitive të Sopoti Librazhdit.

