“Aeroporti i Tiranës përballon shifra rekord”, kryeministri Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditë, gati për fluksin e festave të nëntorit

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në Facebook të dhëna për fluksin e udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke bërë me dije se në 10 ditët e para të muajit nëntor kanë udhëtuar 300 mijë pasagjerë.

Sipas Ramës, për të përballuar numrin në rritje të udhëtarëve, vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit. Ndërhyrjet po kryhen gjatë orëve të natës, me qëllim që të mos pengohet aktiviteti i përditshëm dhe fluksi i fluturimeve.
Kryeministri bëri të ditur se punimet pritet të përfundojnë më 27 nëntor, duke krijuar më shumë hapësira për të përballuar një numër edhe më të madh pasagjerësh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME