Operacioni “First Day”, rinis seanca e ndërprerë dje për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në megaaksionin antidrogë në Elbasan

Pas shtyrjes njëditore, këtë të enjte në orën 09:30 rinisi në Gjykatën e Elbasanit seanca e masave të sigurisë e ndërprerë dje për të arrestuarit gjatë operacionit të bujshëm antidrogë të koduar “First Day”. Shtyrja e seancës erdhi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e hetimit dhe për të përgatitur mbrojtjen e klientëve të tyre.

Megaoperacioni “First Day”, i finalizuar në fillim të kësaj jave nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të mirëorganizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në të gjithë qarkun.

Si rezultat i këtij operacioni të shtrirë në disa qytete, përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Gramshin, Cërrikun, Peqinin, Belshin dhe Prrenjasin, u ekzekutuan gjithsej 30 masa sigurie:

  • 25 persona u arrestuan me urdhër “arrest në burg”;
  • 5 të tjerë u kapën në flagrancë;
  • 1 shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Në total, Prokuroria ka kërkuar masa sigurie për 30 persona, nga të cilët 28 “arrest me burg” dhe 2 “arrest shtëpie”. Hetimi i këtij rrjeti është zhvilluar për disa muaj me metoda speciale të hetimit, që çuan në identifikimin e strukturës dhe rolit të secilit anëtar të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine, kanabisi, armë zjarri, municion luftarak, shuma të mëdha parash në valutë të huaj, targa automjetesh dhe pajisje të tjera të përdorura për aktivitetin kriminal.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e të njëjtit rrjet kriminal. Organi i akuzës dhe strukturat e Policisë së Shtetit theksojnë se operacione të tilla janë pjesë e një strategjie më të gjerë për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vendin tonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...