Elbasan / Eksperienca evropiane e hendbollit në auditorët universitarë, leksion i hapur me ekspertin e EHF-së

ELBASAN , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Njohuritë dhe praktikat bashkëkohore të hendbollit evropian mbërrijnë te studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, përmes një aktiviteti akademik dhe praktik me pjesëmarrjen e ekspertit të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), Alexandru Ascinte.

Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit u zhvillua një leksion i hapur në fushën e hendbollit, ku Alexandru Ascinte, lektor pranë Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), ndau me studentët përvojën e tij profesionale, njohuritë teknike dhe praktikat më të avancuara në zhvillimin e këtij sporti.

Gjatë takimit, studenti u njohën me perspektiva të reja mbi metodologjinë e stërvitjes, zhvillimin e aftësive sportive dhe standardet bashkëkohore që aplikohen në hendbollin evropian.

Aktiviteti nuk u kufizua vetëm në aspektin teorik, por u shoqërua edhe me orë praktike në hendboll, duke u dhënë studentëve mundësinë të njihen nga afër me elementët teknikë dhe mënyrat konkrete të zbatimit të njohurive të marra.

Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të Departamentit të Edukimit Fizik me Federatën Shqiptare të Hendbollit, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar lidhjet mes arsimit të lartë dhe institucioneve sportive, si dhe për t’u ofruar studentëve mundësi për të përfituar nga eksperiencat dhe standardet evropiane.

Nisma të tilla përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen profesionale të studentëve, promovimin e sportit dhe afrimin e praktikave ndërkombëtare në edukimin fizik dhe shkencat sportive

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” zhvillohet më 11 janar

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbrëmja Gala “Topi...

“Lidhja me aeroportin e Rinasit pranë finishit”/ Rama ndan pamjet nga stacioni i ri i Vorës në Hekurudhën Durrës-Tiranë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

“Rama ik!”/ Protestuesit nuk largohen nga Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur...

Berisha: Minimumi jetik është plotësisht i mundshëm, asnjë pension nën 200 euro

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë...