Nuri Zane – çami i fundit që erdhi nga Gjermania në Greqi e më pas në Shqipëri

Nga Hyqmet Zane

Të flasësh për kalvarin e vuajtjeve dhe sakrificave të çamit Nuri Zane, që ka qenë internuar në kampet e shfarosjes në masë në Gjermani, nuk është e lehtë. Jo vetëm kampi i Mat’hausenit dhe Dakaos po e po  për 16 muaj, por më pas janë vite e vite vuajtjesh fizike, por më shumë se kaq është dhimbjen shpirtërore që ndjeu kur mori vesh shpërnguljen e familjes së tij dhe gjithë çamëve nga shtëpitë e tyre në Çamëri. Më keq akoma, kur mori vesh vrasjet dhe shafrosjet e njerëzve të pafajshëm dhe pa asnjë shkak nga bandat fashiste të Napoelon Zervës.

Ishte 11 shtatori 1945 kur në Gjirokastër, në zyrën e Kolonel Jashar Kasimati do të paraqiteshin 5 shtetas shqiptar dhe Nuriu si një shtetas grek me kombësi shqiptare që u kthyen nga internimi në Gjermani. Nëse pesë shtetasit shqiptar do të shkonin në shtëpitë e tyre në vendet ku kishin familjet si Qemal Xhema në Tepelenë dhe Sotir Kosta Moçi në Mursi të Sarandës etj, për Nuri Zane nuk ishte e lehtë. Ai ishte shtetasi grek me kombësi shqiptare, i fundmi nag popullata çame që u fut në territorin shqiptar pas  atij 27 qershorit 1944 gjakatar që bënë shteti grek, tamam si nazistët në kampet e shfarosjes.

Akuza publike e sajuar dhe e përdorur si alibi për largimin me genocid të rreth 40 mijë çamëve nga shtëpitë e tyre, e habiti Nuriun, djalin e dytë të Emin Zane nga Filati i Çamërisë. Pasi kishin zbritur në Athinë kur erdhën nga Gjermani, Nuriu dhe 5 shqiptarët erdhën në Janinë, nga ku do shkonin në shtëpitë e tyre në Shqipëri dhe Nuriu në Filat.

Tek zyrat e UNRRA që i furnozoi me para, veshje dhe ushqime, aty takohet me kushëririn e gjyshes së tij Haki Rushiti, komandanti i çetës së parë antinazifashiste në Shqipëri që u gëzua që e pa gjallë Nuriun falë Zotit. Pas një bisede të shkurtër, Nuri i tha se do shkojë në shtëpi në Filat, porse Haki Rushiti e këshilloi që të shkonte tek nëna e tij në Stamboll e të mos futej në Shqiëpri. Im atë i tha se do futej të takonte gruan, babain dhe vëllezërit e motrat që ishin vendosur në Delvinë.

“Unë do shkoj në Filat, – i tha Nuriu, – do shkoj tek shtëpi të shoh çfarë bëhet”. Ashtu bëri dhe me makinën e postës që shkonte çdo ditë nga Janina në Gumenicë e kthim, u nis. Tek shtëpia gjeti Koçon e Tasikës, yzmeqarin e shtëpisë që u gëzua që e pa gjallë dhe e ftoi të futej brenda. Pas një bisede të shkurtër dhe më pas takimit me disa shokë të fëmijërisë dhe rinisë, Nuriu mori vesh se akuza greke ndaj çamëve ishte “bashkëpunëtorë me gjermanët”. “Po unë jam antinazifashist, “ – iu tha Nuriu atyre dhe ata iu përgjigjën se nuk pyet Zerva, i mori mbarë ndaj ik Nuri se të shpëtoi Zoti e të mos të të vrasë robi”. 

Ashtu bëri. I dëshpëruar dhe i vrarë në sgpirt  erdhi përsëri  në Janinë dhe bahskë me 5 shqiptarët që e pritën që ai ti ndihmonte se dinte gjuhën greqisht, u nis për në Kakavijë dhe u futën brenda kufirit shqiptar. Ishte i fundit nga çamët e një popullatë të tërë e shpërngulur me zjarr e me hekur që u fut në territorin e Shqiëprisë.

Pasi mori vesh se ku ishin strehuar në një shtëpi beu në Delvinë, vajtja dhe trokitja e derës dhe ballafaqimi me motrat dhe vëllain e madh Nustretin, por veçanërisht me bashkëshorten Nailen, ishte një gëzim i paparë. Vëtëm Nustreti, i vëllai i madh ishte në shtëpi. 

U harruan vuajtjet dhe dhimbjet shpirtëore që shkuan. “Po babai, Emini, ku është”  ? – pyeti ai. I thanë që Emini ishte pak sëmurë me një depresion dhe e kanë çuar në spitalin e Vlorës. U mëzit shumë. Nailja i tregoi se gjithë kohën thoshte “më iku djali, më humbi djali, më kanë vrarë djalin. Çu bë kështu me ne, humba gjithëçka”. Dy vëllezërit e vegjël, Hulsiu dhe Zane ishin në jetimoren e Shkodrës dhe Demiri në Gjirokastër.

Pasi u shmall me ta, pas dy ditësh u nis me një makinë për në Vlorë dhe drejt e në spital. Pasi tregoi letrën që kishte me vete, e ndihmuan dhe ia nxorrën babain. “U drodha kur e pashë se ishte dobësuar dhe dridhej” – tregonte Nuriu. “E pyeta – Më njëh kush jam ? – Jo, – më tha, – kush je ti ? Kur i thashë që jam Nuriu, më vështroi me habi se nuk po i besonte syve që pa djalin e tij që ishte gjallë. Më preku fytyrën me duar dhe pyeste vazhdimisht – Nuriu je ti, Nuriu je ti ? Sa më kishte marrë malli o djalë. Më merr, mos më ler këtu”. Ashtu bëri, foli me ata të spitalit dhe e mori babain dhe e solli në shtëpi. Pas disa ditësh, me paratë që i kishin dhënë ata të UNRRA-s, mori rrugën për në Shkodër. Atje takoi drejtuesit e shkollës që e pritën me shumë respekt dhe u tha që donte të takonte dhe të merrte dy vëllezërit e tij.

Zysha Antoneta që i kishte në vëmendje dhe që më pas e kam takuar në Elbasan se u martua me Josif Sdhuteriqin dhe që unë e kam intervistuar, e ndihmoi Nuriun të takohej dhe më pas ti merrte të dy vëllezërit që ishin shumë më të vegjël se ai. Ashtu u bë. I solli në Delvinë. Shkoi edhe në Gjirokastër ku mori Demirin. U shmallën të gjithë, u mblodhën të gjithëdhe jeta nnisi nga e para me punë e shumë sakrifica. 

Të gjithë çamët e ardhur në Shqipëri e nisën nga e para jetesën e tyre, me punë dhe shumnë vuajtje e sakrifica, me nikoqiratën e nënave dhe urtësinë e fëmijëve ia dolën mbanë. Nuriu nisi punën e këpuctarisë bashkë me vëllanë, në zanatin e babait të tyre.  

Por problemet nuk iu ndanë. Në fund të vitit 1948 pasi kishte ardhur të punonte dhe jetontë në Peqin, një ditë iu gjetën ca monedha flori në kutinë e duhanit,. Kjo bëri që t’i vuante nja 8 muaj burg, se nuk e dinte që floriri ishte i ndaluar dhe monopol i shtettit komunist të pasluftës. Më pas, në vitin 1950, bashkë me nënën përjetuan një hidhërim të madh nga vdekja e fëmijës së parë më 1950, por pas pesë vitesh iiu gëzuan lindjes së një djali më 1955. 

Situatat tragjike me të ashtuquajturin “grupi çam” më 1960 dhe me pushkatimet e 11 prej tyre, jeta u bë e survejuar dhe problematike për çamët. Më 1964 i digjet lokali ku ai punonte në Cerrik dhe në atë kohë ishte përgjegjës. Futet në burg dhe falë Zotit nuk u dënua si sabotator, siç bëhej me ata që nuk shiheshin me syrin e mirë nga diktatura. Pas një hetuesie për 8 muaj me shumë vuajtje në policinë e Elbasanit nga kryetari i degës Shim Kolla dhe hetuesi Thanas Caku, u dënua me 6 vjet, burgim, në një gjyq publik në kinemanë e Cerrikut, ku askush nuk foli një fjalë të keqe për babain. Vuajti 3 vite burgim dhe u lirua nga burgu në Talje të Lezhës. 

Për Nuriun familja ishte gjithëçka, edukimi i djalit dhe përgjegjshmëria për shkollimin e tij. Më 1974 kur doli në pension, kërkoi të merrte pensionin e luftës siç veprohej me ata që kishin kontribute në luftën antinazifashiste. Shkoi në zyrën e përgjegjësit juridik në Komitetin Ekzekutiv Elbasan që merrej me këtë punë. Por në atë zyrë ndodhej edhe një i quajtur veteran që, kur përgjegjësi Fadil Abazi i tregoi atij veteranit se cili ishte Nuriu dhe ku kishte qenë, ai e pyeti : “Pse gjallë shpëtuat ? – Po. –  i tha Nuriu, – na shpëtuan aleatët e asaj kohë”. Ai me kapele tip si ato të sigurimsave, i tha – “Të gjithë ata që shpëtuan gjallë nga internimet në Gjermani, u rekuruan nga gestapo”. Isha bashkë me babain që iu përgjigj prerë : – “Nuk e njoh atë lloj zanati”. Më pas, unë djali i tij mora vesh se ishte  i quajturi “Heroi i Popullit” Hekuran Pobrati. Babai nuk e deshi më atë lloj pensioni.

Kështu e kaloi pleqërinë e tij Nuri Emin Zane që e vetmja mirësi që vlerësonte nga jeta ishte shkollimi i djalit dhe profesioni i mësuesisë. Dy muaj para se të ndrronte jetë, në dëshpërim e sipër nga ngjarja e varjes së mësuesit dhe poetit Havzii Nela, më tha me një ndjenjë trishtimi  : “Më mirë të kisha thjerë këmbën ka vajta dhe u futa këtu. Ki kujdes se këta, (domethënë pushteti i diktaturës staliniste në Shqipëri), të vrasin. Ty të kemi të vetmin ndaj bëj kujdes, ha dhe hesht se nuk duam të vdesim me ibret vuajtjesh”. 

Edhe pse e dinte që erdhi nga Gjermania dhe u bë bashkë me familjen e tij, Nuriu iku nga kjo botë me një  dëshpërim për padrejtësitë që iu b ënë në jetë. I vetmi gëzim ishte djali i tij mësues dhe trashëgimia e tij. 

Ishte një nga ato mijëra histori që përjetuan çamët në Shqipëri, vrasje dhe genocid në Çamëri, persekutim dhe depersonalizim në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...