Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të dominojnë gjatë gjithë 24-orëshit, duke sjellë rrebeshe shiu fillimisht në veriperëndim e më pas në të gjithë territorin, shpeshherë të shoqëruara me stuhi të forta ere.
Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke u luhatur nga 16°C minimumi deri në 33°C maksimumi në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det, duke arritur shpejtësi mbi 65 km/h.

