Qukës–Prrenjas/ Përplasen dy automjete pranë urës së Torromanit, një person i plagosur dhe dëme të shumta materiale

PRRENJAS , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Qukës–Prrenjas, në afërsi të urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e goditjes së fortë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se njëri prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar shkatërrime pothuajse të plota.

 

Dyshohet paraprakisht se lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve, por shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit pritet të përcaktohen nga verifikimet përkatëse.

Në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për largimin e automjeteve të dëmtuara dhe pastrimin e karrexhatës nga mbetjet e vajrave dhe lëndëve të tjera lubrifikuese, të cilat përbëjnë rrezik për rrëshqitjen e automjeteve dhe mund të shkaktojnë aksidente të tjera.

Drejtuesve të automjeteve që përshkojnë këtë aks u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për shkak të lagështisë në rrugë.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama kërkoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Klosi: Ata s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë, por nuk ka...

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Sekretari i Përgjithshëm...

Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Gjatë diskutimeve me...