Reshjet e dendura të shiut përmbytin disa hapësira në Gramsh, problematike zona pranë qendrës shëndetësore dhe kopshtit

Nga Klevis Liçi

GRAMSH , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Reshjet e shiut të regjistruara gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar probleme në disa hapësira urbane në qytetin e Gramshit, ku grumbullimi i ujit ka sjellë përmbytje në zonën pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ku ndodhet edhe një kopsht fëmijësh.

Situata është bërë problematike për shkak të sasisë së ujit të grumbulluar, duke vështirësuar lëvizjen në këtë pjesë të qytetit dhe duke ngritur shqetësime për banorët, veçanërisht për familjet që frekuentojnë këtë institucion parashkollor.

Sipas informacioneve nga terreni, kjo zonë nuk përballet për herë të parë me probleme të tilla. Sa herë që ka reshje intensive, grumbullimi i ujërave krijon situata të përsëritura, duke rikthyer në vëmendje problematikën e kullimit dhe largimit të ujërave atmosferike.

Përsëritja e këtyre episodeve ngre nevojën për ndërhyrje konkrete dhe masa parandaluese, me qëllim shmangien e përmbytjeve dhe garantimin e kushteve të sigurta për banorët dhe fëmijët që frekuentojnë kopshtin.

Pamjet filmike janë realizuar nga redaksia e Albania Express News në vendngjarje dhe publikohen pa koment.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Thasë me para të fshehura në pyje dhe magazina, zbulohen 20 milionë dollarë në hetimin ndaj ish-ministrit të Orbanit

HUNGARI , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Autoritetet hungareze kanë...

Aksident i rëndë pranë tunelit të Murrizit, dy viktima dhe pesë të plagosur

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...