Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të hendbollit në Shqipëri, Federata Shqiptare e Hendbollit, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Elbasan dhe Klubin Shumësportësh Elbasan, po organizon Kampionatin e Hendbollit U13 për vajza dhe djem.

Vajza: Pas ndeshjeve kualifikuese të zhvilluara më 12 nëntor, në finalen për vendin e parë dhe të dytë, më 16 nëntor, do të përballen shkollat “Sul Misiri” dhe “Sul Harri”.

Djem: Pas ndeshjeve kualifikuese të zhvilluara më 13 nëntor, në finale do të përballen shkollat “Abdyl Paralloi” dhe “Naim Frashëri”.

Ndeshjet kualifikuese u zhvilluan në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo”, ndërsa finalet do të luhen më 16 nëntor 2026, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, Elbasan.


