Konferenca për shtyp në prag të ndeshjes Shqipëri-Finlandë, Ismajli: Jemi më të fortët e grupit

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Konferenca për shtyp e Kombëtares shqiptare nis me mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili del para mediave së bashku me trajnerin Rolando Maran, në prag të përballjes me Finlandën.

Pas humbjes në Helsinki, kuqezinjtë kërkojnë reagimin përpara tifozëve të tyre në “Arenën Kombëtare”. Ismajli pritet të flasë për gjendjen e skuadrës, atmosferën në grup, mësimet e nxjerra nga ndeshja e parë dhe rëndësinë e marrjes së një rezultati pozitiv në këtë sfidë.
Ndeshje: “Jemi përgatitur shumë mirë dhe e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Normalisht, kemi si qëllim dhe detyrim vendin e parë. Jemi një skuadër me më shumë cilësi se të gjitha ekipet e tjera të grupit tonë, por këtë duhet ta tregojmë në fushë. Në ndeshjen e parë kemi luajtur shumë mirë, por episodet bëjnë të tyren dhe kështu ajo ndeshje shkoi siç shkoi.”

Gabimet:“Keni të drejtë. Në ndeshjen e parë pësuam dy gola nga dy goditje standarde. Ndonjëherë fati të kthen shpinën, pasi ne patëm rastet tona, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Duke pasur parasysh se kundërshtarët kanë goditës shumë të mirë, duhet të shmangim faullet në afërsi të zonës sonë.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e qytetit

ELBASAN , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Në 82-vjetorin e...

“PD e gatshme për listat e hapura në nivel kombëtar”, Berisha: Modeli i Kosovës më i miri

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryetari...

Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit dhe kufizimin e licencave

TIRANË , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Sindikata e Transportit...