Kombëtarja shqiptare përballet sot me Letoninë në një ndeshje vendimtare për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kuqezinjtë e Silvinjos luajnë një “finale” të parakohshme në “Air Albania”, ku vetëm fitorja mban gjallë shpresat për një vend në dyshen kryesuese të grupit.
Trajneri ka bërë ndryshime të rëndësishme në formacion: Strakosha rikthehet në portë, prapavija përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.
Në mesfushë rikthehet treshja titullare Shehu-Asllani-Laçi, ndërsa në sulm luajnë Bajrami, Broja dhe Manaj si qendërsulmues.

