Veliaj e përmendi si të përzgjedhurin e Ramës për bashkinë e Tiranës, reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri

TIRANË , 3 nëntor 2026 / Albania Express News /-Arbër Hajdari ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij nga Erion Veliaj, i cili e cilësoi si një prej personave të përzgjedhur nga Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka mohuar çdo lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar deklaratat si thashetheme dhe fantazi.
“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!
Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.
Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, shkruan Hajdari.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME