Skemat mbështetëse të AZHBR, fabrika e konservimit të ullinjve në Belsh zgjeron kapacitetet eksportuese

BELSH, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Me mbështetjen e Agjencisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural investimet në teknologji dhe agropërpunim po rrisin kapacitetet prodhuese dhe cilësinë e produkteve shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot modelin e një fabrike për konservimin e ullinjve në fshatin Dushk të Belshit, e cila eksporton në shumë vende të botës.

Me 25 vite përvojë, cilësi shqiptare dhe produkte që shkojnë përtej kufijve, “Sagelo Olive” vijon të zgjerohet në tregjet vendase dhe ndërkombëtare, duke çuar produktet shqiptare të ullirit në shumë vende të botës.

Sipërmarrësi Sami Debrova vlerëson veçanërisht mbështetjen e AZHBR-së, e cila e ka ndihmuar për përmirësimin e makinerive të përpunimit.

“Kemi mbi 25 vite që punojmë në tregun e ullirit, konservim ulliri. Operojmë me logon “Sagelo Olive” në shumë shtete të botës, më shumë në Amerikë por dhe në Europë. Kemi dhe tregun e brendshëm. Vitin e kaluar aplikuam te AZHBR-ë dhe fituam këto makineri. Kjo na ka hapur një dritë jeshile sepse po nxjerrim një produkt më cilësor dhe më të mirë”, tregon Debrova, ndërsa shpjegon po ashtu edhe procesin e konservimit të ullinjve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME