Shqiptarët e Luginës së Preshevës rrisin përfaqësimin në Parlamentin serb/ Visar Mehmeti tregon prioritetet: Nga pasivizimi i adresave te diplomat e Kosovës

SERBI, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët presin certifikimin e rezultateve, ndërsa shpresojnë që rezultati përfundimtar t’u sigurojë edhe mandatin e tretë në Parlamentin serb.

Visar Mehmeti foli këtë të hënë për përfaqësimin e shqiptarëve dhe çështjet që pritet të çojnë në Parlament, nga pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës, te përfaqësimi në institucionet shtetërore.
Në një intervistë për “Breaking” me Xhoi Malësinë, Mehmeti tha se shpresa për sigurimin e tre mandateve mbetet deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit.

Ai komentoi gjithashtu bashkimin e forcave politike shqiptare në këto zgjedhje, të ardhmen politike të Aleksandar Vuçiçit dhe perspektivën e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas Mehmetit, shqiptarët e Luginës kanë një sërë problematikash që duhet të adresohen në Parlamentin e Serbisë.
Visar Mehmeti: Patjetër do të certifikohen rezultatet. Zgjedhjet shkuan mirë, ishin të mundimshme, të ngarkuara. Të sigurojmë tre mandate, shpresa vdes e fundit, do të presim finalen.
Xhoi Malësia: Si e sheh rrëzimin e një pushteti mbi një dekadë?
Visar Mehmeti: Padyshim një çështje pozitive, duke parë pushtetin gjithëpërfshirës prej 14 vitesh. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Serbinë, rajonin, por edhe BE-në. Kemi pasur komisionerë të listës studentore.
Xhoi Malësia: Pret një përpjekje të re për dialog me Kosovën?
Visar Mehmeti: Me thënë të drejtën, lista studentore, duke mos amnistuar, se nuk dimë strukturën e saktë, në fushatë nuk është marrë shumë me Kosovën, por me problematikën në Serbi, që ka munduar këtë shoqëri. Kosova në këtë fushatë ka qenë në plan të dytë.
Xhoi Malësia: Po për bashkimin e shqiptarëve?
Mehmeti: Zgjedhje ka pasur edhe në vitet 2022 e 2023, nuk patëm sukses. Këtë herë kryeministri i Kosovës, u bëmë bashkë, lamë inatet personale dhe klanore që të rritim pulset në parlamentin serb.
Xhoi Malësia: Po Vuçiç-i në politikë?
Visar Mehmeti: Nuk do të ketë të ardhme Vuçiçi, është harxhuar komplet, i ka kaluar 14 vite në pushtet. Nuk do të merret me politikë, besoj të hapë rrugën edhe për gjëra të reja te partia e tij e lista e studentëve.
Xhoi Malësia: Ku do të fokusohesh te puna jote në parlament?
Visar Mehmeti: Ne në Luginë kemi shumë çështje, pasivizimi i adresave, diplomat e universiteteve të Kosovës nuk njihen në Luginën e Preshevës. Janë detyruar të emigrojnë. Policia shumë e ndjeshme. Institucionet shtetërore të painkuadruara në komunitetin shqiptar. Ka shumë tema që duhet të diskutohen.
Xhoi Malësia: Si është fryma e bashkëpunimit me 9 partitë e tjera politike në Preshevë? Janë shumë pak shqiptarë që të jenë kaq të përçarë.
Visar Mehmeti: Ne shqiptarët e Luginës jemi ndryshe nga të tjerët. Si gjeneratë e re, duhet t’i zëvendësojmë partitë politike, të zëvendësojmë inatet e tekat tona. Janë shumë parti politike. Janë shumëzuar në një kohë para 5-6 vitesh. Janë shumëzuar edhe më shumë vitet e fundit.
Xhoi Malësia: Zgjedhjet a ndihmuan në frymën e bashkëpunimit?
Visar Mehmeti: Duhet t’i ndajmë dy çështje: lokale dhe qendrore. Çështjet lokale duhet të debatohen e të kritikohen veçmas. Çështje që lidhen me secilin shqiptar që ndihet luginas. Për fat të keq, jemi të ndarë në çështjet lokale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME