TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari u ka bërë thirrje studentëve dhe protestuesve që të pranojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke sjellë si shembull të atin e saj të ndjerë, Azem Hajdarin, dhe një nga momentet kyçe të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990: takimin e përfaqësuesve të studentëve me Ramiz Alinë.
Në statusin e saj, Rudina Hajdari ka publikuar pikërisht një fotografi nga takimi i dhjetorit 1990, kur Azem Hajdari dhe përfaqësues të tjerë të studentëve u ulën përballë Ramiz Alisë për të diskutuar kërkesat e tyre.
“Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi! Unë do të ulesha e para në ato karrige dhe do të përballesha drejtpërdrejt me Ramën. Ai nuk ka si të mbrohet përballë argumenteve tuaja. I keni të gjitha argumentet për të arritur maksimumin e kërkesave tuaja”, shkruan Rudina Hajdari.

