Vapa e shtatorit në Shqipëri, kthjellime në mëngjes dhe vranësira pasdite

Masat e nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë në vendin tonë, duke sjellë temperatura më të larta se mesatarja e shtatorit, deri në +7°C.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me mot të kthjellët në të gjithë Shqipërinë, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shoqërohen me kalime të lehta vranësirash, kryesisht në lindje dhe në zonën e ulët.

Temperaturat do të variojnë nga 13°C në mëngjes deri në 35°C në mesditë. Era do të fryjë mesatare nga perëndimi, me shpejtësi deri në 35 km/h, duke krijuar dallgëzim të lehtë 1–2 ballë në brigjet detare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani , kryeqyteti i pingpongut ballkanik nga 24-28 qershor 2026

NGA FATMIR POPJA ELBASAN ,19 qershor 2026/Albania Express News/Nga data...

“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/- Me ujërat...