Shqipëri-San Marino, Asllani zhbllokon sfidën

TIRANË, 6 tetor 2026 /Albania Express News/- Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e katërt të Nations League, falë një goli të Kristjan Asllanit në minutën e 11-të.

Kuqezinjtë e nisën takimin në kërkim të golit dhe e gjetën shpejt, por San Marino ka treguar se nuk ka ardhur vetëm për t’u mbrojtur. Miqtë kanë krijuar disa momente të rrezikshme pranë portës së Dajsinanit, duke mbajtur në tension mbrojtjen shqiptare.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 11-të. Asllani lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin Colombo dhe duke çuar Shqipërinë në avantazh.

Kuqezinjtë patën mundësi të dyfishonin rezultatin, veçanërisht me Manajn, i cili në minutën e 22-të goditi shtyllën. Edhe Arbër Hoxha dhe Manaj provuan të rrezikonin portën kundërshtare, por pa sukses.

Në fundin e pjesës së parë, San Marino iu afrua golit të barazimit. Në minutën e 45-të, Della Balda hyri në zonë dhe goditi me të djathtën, por Dajsinani reagoi mirë dhe e ndali tentativën.

Pas 45 minutave të para, Shqipëri 1-0 San Marino, ndërsa pjesa e dytë pritet të sjellë më shumë presion nga kuqezinjtë, të cilët kërkojnë një fitore sa më bindëse dhe, nëse është e mundur, edhe goleadën.

Shqipëri 1-0 San Marino

⚽ Asllani 11’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...