Kombëtarja shqiptare mbërrin në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës

TIRANË, 1 tetor 2026 /Albania Express News/- Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të UEFA Nations League ndaj Finlandës.

Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Cesena drejt kryeqytetit finlandez dhe, pas mbërritjes, u akomoduan në hotel, duke vijuar përgatitjet për sfidën e radhës.

Programi i Kombëtares parashikon që nesër trajneri Rolando Maran, së bashku me një prej futbollistëve të ekipit, të dalë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Konferenca për media do të nisë në orën 14:00.

Pas konferencës, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në “Helsinki Olympic Stadium”, ku do të përmbyllin përgatitjet për përballjen me Finlandën.

Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube, si dhe në FSHF TV.

Ndeshja Finlandë–Shqipëri do të luhet më 3 tetor, në stadiumin olimpik të Helsinkit, duke nisur në orën 15:00.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

TIRANË , 22nëntor 2026/Albania Express News/-22 nëntori është Dita...

Dita e Alfabetit, Peleshi: Kongresi i Manastirit, hap vendimtar në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar

TIRANË , 24 nëntor 2026/Albania Express News/-Me rastin e...

Britanikët “ndërrojnë mendje”! Sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore

TIRANË , 24 nëntor 2026/Albania Express News/-Një sondazh i...