Situatë kritike nga zjarri në Përparim të Peqinit, flakët përfshijnë rreth 20 hektarë ullishte dhe pemëtore

PEQIN, 1 tetor 2026 /Albania Express News/- Një situatë kritike është krijuar nga një zjarr masiv në një fshat të Njësisë Administrative Përparim, në bashkinë Peqin, ku flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë ullishte, pemëtore dhe sipërfaqe me shkurre.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke krijuar vatra të mëdha dhe një situatë që, sipas të dhënave nga terreni, aktualisht paraqitet jashtë kontrollit.

Për përballimin e situatës janë mobilizuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe mjete nga Peqini dhe bashkitë përreth. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, ndërsa ekipet në terren po punojnë intensivisht për izolimin e vatrave.

Prioriteti kryesor i forcave të emergjencës është mbrojtja e banesave dhe e banorëve, pasi flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pranë zonave të banuara.

Era dhe terreni po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa ekipet zjarrfikëse po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të krijojnë barriera për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave, ndërsa ndërhyrja nga ajri dhe toka po vijon pa ndërprerje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Këto janë universitetet më të mira në botë për 2027, SHBA dhe Britania dominojnë 10-shen e parë

BOTA ,01 tetor 2026 /Albania Express News/-Universiteti i Oksfordit...

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

PRŽNO, 1 tetor 2026 /Albania Express News/- Siguria e...

AF Elbasani, miqësore me Struga Trim&Lum në “Shefqet Lamçja”

ELBASAN, 1 tetor 2026 /Albania Express News/- Në një...