Eric Wendt merr detyrën në Shqipëri, Ambasada Amerikane: Aleancat janë më të forta kur qëndrojmë së bashku

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar nisjen e detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Jonathan Wendt. Flamuri amerikan është ngritur në rezidencën zyrtare, duke shënuar fillimin e mandatit të tij në vendin tonë.

“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada Amerikane.
Në mesazhin e saj, ambasada bën të ditur se Garda e Sigurisë së Marinës Amerikane ka ngritur flamurin e Shteteve të Bashkuara mbi rezidencën zyrtare, në momentin kur ambasadori Wendt ka marrë detyrën.

Në vijim, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe aleancës mes dy vendeve.
“Sipas Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dyja kombet”, thuhet në deklaratë.
Nisja zyrtare e mandatit të Wendt vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë të jenë një komponent i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe forcimit të lidhjeve mes dy vendeve

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministri i Brendshëm Ervin Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet, zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-“Siguria në shkolla...

Sopoti 0-1 AF Elbasani, verdheblutë fitojnë miqësoren dhe testojnë të gjithë kontingjentin

LIBRAZHD, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- AF Elbasani...

Shqipëria kërkon fitoren e pestë ndaj San Marinos, bilanci 13-0 në gola

TIRANË, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Shqipëria përballet...

San Marino–Shqipëri, Maran përcakton 23-shen

SAN MARINO, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Kombëtarja...