Brukseli përgatit plan të ri për zgjerimin e BE-së: Shqipëria mes 4 vendeve që pritet të marrin udhërrëfyes konkret më 6 tetor

TIRANË, 28 shtator 2026 /Albania Express News/- Ndërsa në Tiranë debati politik është përqendruar te zhvillimet e brendshme dhe kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama, në Bruksel po përgatitet një dokument që mund të përcaktojë hapa konkretë për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas Politico, Komisioni Europian po harton një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Ukrainën, Malin e Zi dhe Moldavinë, me prioritete, afate dhe rezultate të matshme për përfundimin e negociatave të anëtarësimit.

Dokumenti pritet të përcaktojë më qartë se kur kandidatët duhet të përmbushin kërkesat për reformat dhe grupkapitujt negociues, por njëkohësisht edhe angazhimet që pritet të ndërmarrin vendet anëtare të BE-së, pasi procesi i zgjerimit varet edhe nga vendimmarrja e tyre.

Një zyrtar i Komisionit Europian ka konfirmuar për Politico se dokumentet janë duke u përgatitur. Sipas zyrtarëve europianë, synimi është që vendet kandidate që kanë avancuar më shumë të kenë një perspektivë më konkrete dhe të strukturuar për hapat e ardhshëm.

Në këtë fazë, sipas raportimit, i njëjti format nuk parashikohet për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën, ndërsa nuk planifikohet një qasje e ngjashme as për Gjeorgjinë, Turqinë dhe Serbinë, ku procesi i integrimit europian është përballur me vështirësi të ndryshme.

Paralelisht, Bashkimi Europian po shqyrton edhe një qasje më të gjerë për zgjerimin e ardhshëm, duke diskutuar integrimin gradual të vendeve kandidate, përfshirë përfitime ekonomike dhe akses në projekte të përbashkëta, në varësi të progresit të reformave.

Dokumenti i ri pritet të prezantohet zyrtarisht më 6 tetor, datë që mund të jetë e rëndësishme për orientimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të katër vendeve.

Ndërkohë, lidhur me perspektivën kohore të zgjerimit, kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se pretendimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për anëtarësimin e Ukrainës në BE më 1 janar 2027 është jorealist. Merz ka shprehur gjithashtu vlerësimin se nuk priten vende të reja anëtare përpara vitit 2028.

Shqipëria, në këtë kuadër, pritet të jetë pjesë e grupit të vendeve për të cilat Brukseli po përgatit një plan më të detajuar me objektiva dhe afate konkrete.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Me kërkesën që...

Aksident i rëndë në Shalës, plagoset një 14-vjeçar

BELSH ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Shqipëria përmes syve të turistëve të huaj: Një vend i mrekullueshëm, Tirana mbresëlënëse

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Turistë nga vende...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...