Në Londër u regjistruan më shumë se 1,000 arrestime gjatë një proteste të madhe në mbështetje të shoqatës “Palestine Action”, duke u bërë kështu demonstrata më e madhe kundër ndalimit të organizatës. Ky numër është afërsisht dyfish më i madh se arrestimet e muajit të kaluar, kur 532 persona ishin ndaluar.
Qindra protestues mbajtën pankarta me mbishkrime si: “Unë kundërshtoj gjenocidin. Unë mbështes Palestine Action” dhe u mblodhën në Sheshin e Parlamentit rreth orës 13:00.
Grupi antiabort “March for Life” ngriti një skenë jashtë sheshit me sistem të lartë zëri, i cili lëshonte herë pas here muzikë gjatë protestës.
Policia Metropolitane deklaroi se arrestimet filluan për “shprehjen e mbështetjes për organizatën e ndaluar ‘Palestine Action’ gjatë demonstratës të organizuar nga shoqata ‘Defend Our Juries’”. Protestuesve iu kërkua të mos i zbulonin të dhënat personale oficerëve gjatë regjistrimit.

