TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama, gjatë adresimit të tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, foli për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe kujtoi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur keqardhje për mungesën e tij në këtë aktivitet.
“Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi”, u shpreh Rama.
Rama tha se Thaçi nuk është sot pjesë e këtij takimi, duke e lidhur këtë me atë që e cilësoi si një tradhti ndaj tij dhe duke përmendur në këtë kontekst Joe Biden dhe gjeneralin Wesley Clark.
“I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptarë Sal Rusi. Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është sot pjesë këtu sepse ky vend e tradhtoi, jo Biden-i e tradhtoi, sepse edhe gjenerali Clark bëri më të mirën. Ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, për George Washington-in e Kosovës”, tha Rama.

