Shqipëria ngjitet në vendin e 53-të në indeksin global të zhvillimit të turizmit, rritje me 7 %

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh në botë në Indeksin e Zhvillimit të Udhëtimeve dhe Turizmit, duke u ngjitur në vendin e 53-të në renditjen globale, 10 pozicione më lart krahasuar me vitin 2024.

Të dhënat u bënë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, bazuar në raportin e ri të “Travel & Tourism Development Index 2026” të Forumit Ekonomik Botëror, sipas të cilit Shqipëria është vlerësuar mes 110 ekonomive të përfshira në indeks, duke shënuar një rritje prej 7% në treguesin e zhvillimit të turizmit.

Sipas raportit, përmirësimi lidhet me zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve turistike, forcimin e lidhjeve ajrore, si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe portuale.

Rritja në renditjen globale vlerësohet si tregues i forcimit të pozicionit të Shqipërisë si destinacion turistik konkurrues dhe i zhvillimit të një sektori që po fiton gjithnjë e më shumë peshë në ekonominë e vendit.

Ky vlerësim ndërkombëtar pasqyron ecurinë pozitive të turizmit shqiptar dhe përmirësimin e faktorëve që ndikojnë në konkurrueshmërinë e destinacionit, nga infrastruktura dhe aksesueshmëria deri te shërbimet turistike.

Ngjitja në renditjen globale dëshmon gjithashtu për rritjen e rolit të turizmit në ekonominë shqiptare dhe potencialin për konsolidimin e mëtejshëm të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sherr me sende të forta në Elbasan, përfundojnë në pranga 4 persona: Mes tyre edhe dy vëllezër

ELBASAN, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Një konflikt...

“Të rinjtë e Shtepanjës angazhohen për komunitetin, krijohen bazat e Grupit të Rinjve” id

Cërrik, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Të rinjtë...

“Bëra gabim që qëllova me shishe”, Delina Fico rrëfen incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin”

TIRANË, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Incidenti i...

Zjarr i madh në një traget pranë Mykonos, evakuohen 29 persona/ Flakët nisën nga një kamion

GREQI ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr i...