Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej ditës së shtunë. Sot, në orën 17:00 me orën lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në Shqipëri, fjalimi do të nisë në orën 23:00.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.
Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.
Me kërshëri pritet nëse në fjalën e tij kryeministri do të përfshijë edhe çështjen e liderëve të UÇK-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mesazhi i presidentit iranian për Trump, Pezeshkian: Ne jemi gati për marrëveshje, SHBA duhet të vendosë për fundin e luftës

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Iranit,...

Protesta ka fytyrën e Shqipërisë së nesërme

Nga Thoma Gëllçi TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Në...

Shqiptare “Tri-City Herald” rekomandon Tiranën mes qyteteve evropiane për t’u vizituar këtë vjeshtë

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Tirana po fiton...