Dokumenti/ Emri i Vlora Hysenit në dekretin francez për Urdhrin Kombëtar të Meritës, ish kreu i SHISH mes të huajve të propozuar për gradën “Kalorës”

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni e cila ditën e djeshme u la në arrest shtëpiak nga SPAK është përfshirë nga Franca në listën e personave të propozuar për gradën “Kalorës” të Urdhrit Kombëtar të Meritës

Emri i ish-drejtueses së shërbimit shtetëror të inteligjencës shqiptare figuron në një dokument zyrtar francez të datës 10 gusht 2026, të publikuar nga Grande Chancellerie de la Légion d’honneur.
Dokumenti i referohet propozimeve për emërime ose ngritje në gradë në Urdhrin Kombëtar të Meritës për shtetas të huaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Lista është e organizuar sipas gradave të urdhrit, ku në pjesët e para paraqiten propozimet për gradat “Komandor” dhe “Oficer”, ndërsa më tej renditen kandidatët për gradën “Kalorës”.

 

Në këtë pjesë të dokumentit, emri i Vlora Hysenit është renditur në kategorinë “Shqipëria”, nën titullin “Propozime për gradën e Kalorësit”.
Pranë emrit të saj, autoritetet franceze e identifikojnë Hysenin si person me “shtetësi kosovare dhe shqiptare” dhe si “drejtuese të shërbimit të inteligjencës së shtetit”.
Emri i saj është pjesë e një liste më të gjerë me persona të propozuar nga vende të ndryshme. Menjëherë pas seksionit për Shqipërinë renditet Armenia, ku përfaqësuesja Kristinne Grigoryan identifikohet si drejtuese e shërbimit të inteligjencës së jashtme.
Dokumenti përfshin edhe zyrtarë të lartë të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes nga shtete të ndryshme, mes tyre Brazili, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Spanja, Estonia, Shtetet e Bashkuara, Indonezia, Japonia, Libani dhe Katari. Në listë bëjnë pjesë drejtues institucionesh dhe ushtarakë.
“Dekret i 10 gushtit 2026 për emërime ose ngritje në gradë në Urdhrin Kombëtar të Meritës” është titulli i dokumentit francez, i cili përcakton se propozimet lidhen me promovimin e shtetasve të huaj për gjysmën e parë të vitit 2026.
Dokumenti nuk përmban një përshkrim tjetër për Vlora Hysenin, përtej të dhënave për shtetësitë e saj dhe funksionit si drejtuese e shërbimit shtetëror të inteligjencës.
Publikimi është bërë nga Grande Chancellerie de la Légion d’honneur, institucioni francez përgjegjës për publikimin e akteve dhe informacioneve zyrtare që lidhen me urdhrat kombëtarë francezë.
Kështu, në dokumentin e 10 gushtit 2026, emri i Vlora Hysenit figuron konkretisht te “Propozime për gradën e Kalorësit”, në seksionin territorial “Shqipëria”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria e Përgjithshme...

Eurodeputetja Reintke: Në PE duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, garantim i standardeve mjedisore e demokratike

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Eurodeputetja Terry Reintke,...

Forcat e Armatosura shqiptare testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Grupi Batalioni...

Arbjan Mazniku: Dëgjesa me 3 500 qytetarë për Reformën Territoriale, mundësi që bashkitë të përfitojnë më shumë nga fondet e BE-së

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Reforma administrativo-territoriale dhe...