Autoboti u përplas me “Urën e Lizës” në Elbasan, u raportua rrjedhje gazi dhe u paralajmërua evakuimi i banorëve, por fatmirësisht nuk pati pasoja

ELBASAN, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Një incident i rrezikshëm është shënuar në “Urën e Lizës në Mengël të Elbasanit, pak para mesnatës së kaluar, ku një autobot është përplasur me strukturën e sipërme të urës.

Pas përplasjes është raportuar për rrjedhje gazi, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e banorëve dhe personave që kanë shtëpitë në afërsi të vendngjarjes.

Për shkak të situatës së krijuar, banorët dhe personat që ndodheshin pranë zonës janë evakuuar përkohësisht, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e çdo rreziku të mëtejshëm duke dhënë garanci se nuk kishte asnjë rrezik .

Si pasojë e incidentit, qarkullimi në këtë aks rrugor u bllokua përkohësisht qarkullimi duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Pas ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse dhe pasi zona është konsideruar e sigurt, qarkullimi është rikthyer normalisht.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të plota zyrtare mbi rrethanat e aksidentit, shkakun e përplasjes së autobotit me urën apo natyrën dhe përmasat e rrjedhjes së gazit.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të incidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma administrativo-territoriale, Belshi rikthen konsultimet me qytetarët për bashkimin me Elbasanin dhe Cërrikun

BELSH, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Këshilli Bashkiak...

Roja Bregdetare amerikane, shkëmbim praktikash me homologët në Sarandë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Siguria portuale dhe...

Siguria në shkolla, takim në Divjakë për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e të rinjve

Nga Sara Tarko DIVJAKË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/-...