Eurodeputetët në Zvërnec,Fredi Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

VLORË, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një delegacion i përbërë nga 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 7 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, si dhe 5 eurodeputetë, ndodhet sot në zonën e Zvërnecit, në kuadër të punimeve të Komisionit Parlamentar të Asociim-Stabilizimit.

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbërritur ndër të parët në Zvërnec, ku ka shpjeguar se vizita synon njohjen nga afër me situatën në zonë, veçanërisht sa i përket biodiversitetit, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Beleri u shpreh në favor të zhvillimit dhe investimeve, por theksoi se çdo projekt duhet të zbatohet në përputhje me ligjet dhe parimet e shtetit të së drejtës.

“Zhvillimi të jetë i qëndrueshëm dhe biodiversiteti dhe natyra të respektohen. Janë 5 eurodeputetë që kanë ardhur. Nga Shqipëria janë 14 deputetë”, deklaroi Beleri.

I pyetur nëse është pro investimit të planifikuar në Zvërnec, eurodeputeti u përgjigj:

“Unë jam pro çdo investimi kur bëhet me ligje dhe norma të shtetit të së drejtës”.

Vizita zhvillohet në një kohë kur projekti i planifikuar në zonën e Zvërnecit ka nxitur debat publik, veçanërisht lidhur me ndikimin e mundshëm në mjedis, biodiversitet dhe zonën natyrore.

Sa i përket mundësisë së zhvillimit të një dëgjese publike me banorët e zonës, Beleri tha se, bazuar në informacionin që disponon, nuk pritet të zhvillohet një takim i tillë gjatë kësaj vizite.

Ndërkohë, eurodeputetët dhe deputetët shqiptarë pritet të vijojnë vizitën në Zvërnec, ndërsa në fokus të delegacionit mbetet njohja nga afër me situatën në terren dhe çështjet që lidhen me zhvillimin, mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e kuadrit ligjor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari dhe greku në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, sherri nisi për 200 euro

GJERMANI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...

Gazetarja denoncon ndërhyrjen e policisë në Shkozet, UGSH Durrës kërkon hetim dhe transparencë

DURRËS, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...

Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ergys Agasin

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Gjykata e Posaçme...

Berisha për masën ndaj Hysenit: “Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës”

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Kryetari i Partisë...