Të rinjtë angazhohen për një Divjakë më të pastër dhe më të gjelbër, aksion për pastrimin dhe gjelbërimin e zonës së plazhit dhe lagunës

Nga Sara Tarko

DIVJAKË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/ – Të rinjtë e Klubit të Ambasadorëve në Bashkinë Divjakë, të krijuar nga IRCA, janë angazhuar në një aktivitet komunitar në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të vlerave natyrore të zonës.

Në kuadër të aksionit, të rinjtë morën pjesë në pastrimin e mjedisit dhe në mbjelljen e pemëve në zonën e plazhit dhe lagunës së Divjakës, duke përcjellë një mesazh të qartë për rëndësinë e kujdesit ndaj natyrës, përgjegjësisë qytetare dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve në komunitet.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim edhe me përfaqësues të zonave të mbrojtura, të cilët informuan të rinjtë mbi pasurinë e jashtëzakonshme natyrore të Divjakës, biodiversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së këtyre ekosistemeve.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua gjithashtu mbi potencialin që ofron zona për zhvillimin e turizmit dhe mundësitë për krijimin e bashkëpunimeve të reja që përfshijnë të rinjtë dhe komunitetin lokal.

Nisma synon të forcojë ndërgjegjësimin mjedisor dhe qytetar të të rinjve, duke i bërë ata pjesë aktive të proceseve që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit dhe promovimin e vlerave natyrore të Divjakës.

Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Përmes nismave të tilla, angazhimi i të rinjve në komunitet shndërrohet në një kontribut konkret për një mjedis më të pastër, një komunitet më të ndërgjegjshëm dhe një të ardhme më të qëndrueshme për Divjakën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja shqiptare / Nis pauza 3 javore e kampionateve, më e gjata në historinë e futbollit

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Këtë të hënë...

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...