Shqipëria U21 mposhtet nga Gjermania në Elbasan

Shqipëria U21 është mundur 0-2 nga nënkampionia e Europës, Gjermania U21, në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë bënë një pjesë të parë të mirë, duke rezistuar ndaj talentëve gjermanë, por në pjesën e dytë miqtë shënuan dy herë brenda pak minutash, duke vulosur fitoren.

Në radhët e Gjermanisë spikatën emra të njohur si Brajan Gruda dhe Nelson Wiper, të cilët u aktivizuan titullarë, ndërsa në stolin teknik ishte si zëvendëstrajner ish-mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, duke i dhënë sfidës një ngjyrim të veçantë për publikun vendas.

Trajneri gjerman befasoi në nisje të pjesës së dytë, duke kryer plot 10 zëvendësime njëherësh, çka solli freski dhe energji të reja në lojën e skuadrës së tij.

Për kuqezinjtë, ky ishte një test i rëndësishëm përballë një prej përfaqësueseve më të forta në kontinent, ndërsa miqësorja e radhës do të luhet të hënën në Zvicër kundër helvetëve U21.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...