Deputeti socialist Olsi Komici: Angazhimi qytetar meriton dëgjesë, trajtim dhe zgjidhje

LIBRAZHD, 17 shtator 2026 /Albania Express News/ – Deputeti Olsi Komici ka ndarë një reflektim mbi rëndësinë e dialogut me komunitetin dhe të adresimit të problematikave që shqetësojnë qytetarët, në vijim të diskutimeve për konsultimin publik mbi reformën administrativo-territoriale.

Në një postim në rrjetet sociale, Komici thekson se, përtej debatit mbi reformën, vëmendje të veçantë meritojnë edhe çështjet konkrete të ngritura nga qytetarët gjatë diskutimeve publike.

Deputeti përmend disa prej problematikave të adresuara nga pjesëmarrësit, duke nisur nga shqetësimet për fëmijët me aftësi të veçanta, çështjet që lidhen me sigurimet shoqërore dhe pensionet, integrimin e komuniteteve të ndryshme në shoqëri, infrastruktura, si dhe funksionimi dhe disponibiliteti i Këshillit Bashkiak.

Sipas Komicit, këto diskutime janë një tregues i angazhimit dhe përgjegjshmërisë qytetare dhe duhet të shërbejnë si bazë për një komunikim të vazhdueshëm mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Angazhimi dhe përgjegjshmëria qytetare, përveçse një vlerë e shtuar e komunitetit tonë, meriton dëgjesë, trajtim dhe zgjidhje për çdo problematikë, në vazhdimësi, nga pushteti vendor dhe ai qendror”, shkruan Komici.

Në përfundim të reagimit të tij, deputeti nënvizon rëndësinë e pranisë pranë qytetarëve dhe të ndjekjes së problematikave të tyre përtej konsultimeve të veçanta apo debateve të momentit.

“Gjithmonë pranë njerëzve”, përfundon ai.

Postimi i Komicit vjen në një moment kur konsultimi publik për reformën administrativo-territoriale ka nxitur diskutime mbi organizimin territorial dhe nevojën për të marrë në konsideratë shqetësimet dhe kërkesat e komuniteteve lokale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fjuida Kurti zgjidhet presidente e Qeverisë së Nxënësve në Gjimnazin “Ibrahim Muça”

LIBRAZHD, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Në Gjimnazin...

Lajm i trishtë/ Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje futbollisti 15-vjeçar shqiptar në Itali

TIRANË/ITALI, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Një ngjarje...

Gjendet Bleona Mata? Flet avokati: Është studente ekselente, është e birësuar nga një çift…

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Ditën e sotme...