Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Thaçit dhe Selimit hyjnë në gjykatë

HAGË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Në pritje të shpalljes së aktgjykimit për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit kanë mbërritur në ambientet e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Familjarët do të jenë të pranishëm në sallat e gjykatës gjatë seancës, ku pritet të shpallet vendimi i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë mbërritur gjithashtu zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga ministri për Familjen dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti.

Pas mbërritjes në Hagë, Konjufca deklaroi se qëndrimi i tij është se pret “vetëm një vendim, vendim lirimi për drejtuesit e UÇK-së”.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit pritet të nisë në orën 10:00. Vendimi do të shpallet veçmas për secilin prej katër të akuzuarve.

Shpallja e aktgjykimit në Hagë përbën një moment të rëndësishëm për procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa në Kosovë dhe në komunitetet shqiptare në vende të ndryshme vijon interesimi i madh për vendimin e gjykatës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME