Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit. Banorët dalin në rrugë të alarmuar

TIRANË ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në një karburant në zonën e Brrylit.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa Top Channel mëson se punonjësit e biznesit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e parë pas mbërritjes së autoambulancës.
Nga shpërthimi është shkatërruar e struktura e karburantit dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit.

 

Njëri prej tyre mbeti i bllokuar brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë është bllokuar.

Banorët janë të alarmuar dhe kanë lënë të gjithë shtëpitë, në një kohë kur duhet të ishin duke u bërë gati për të shkuar në punë apo për të kryer detyrimet e një dite të zakonshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

SHBA i mbyll derën mallrave kanadeze, Trump ndalon alkoolin dhe motoçikletat

KANADA ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Lufta tregtare mes...

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

GJIROKASTRA ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Gjirokastra vijon të...