Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, policia tenton t’i largojë, shoqërohen disa tubues

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, teksa protestuesit kanë bllokuar disa prej akseve rrugore në Tiranë.

Përballë situatës së krijuar, efektivët e Policisë së Shtetit u kanë bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugët dhe të mos pengojnë qarkullimin e mjeteve.

“Lironi rrugën”, dëgjohet t’u drejtohen efektivët protestuesve, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të policisë janë shoqëruar edhe disa protestues të tjerë.

Policia ka ndërhyrë për të rikthyer qarkullimin në akset e bllokuara, ndërsa vijon monitorimi i situatës dhe zhvillimet në protestë./Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis nga nesër kontrollin derë më derë

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Agjencia Shtetërore...

Përplasje dhe shoqërime gjatë protestës jashtë Parlamentit, në pranga edhe Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Nisja...

Mbyllet seanca plenare, vijojnë tensionet jashtë Kuvendit: shoqërohen disa protestues, mes tyre Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Seanca e...