Dinamo City ruan ritmin e fitoreve, blutë përmbysin AF Elbasanin dhe shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve

TIRANË ,07 shtator 2026 /Albania Express News/-Dinamo City  ka mposhtur 2-1 AF Elbasanin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e tretë të kampionatit. Skuadra kryeqytetase përmbysi avantazhin e verdhebluve dhe regjistroi fitoren e dytë sezonale, duke shkuar në 6 pikë.

AF Elbasani kaloi i pari në avantazh në minutën e 25-të. Nikaj përfitoi nga një top i gjatë në thellësi dhe, pasi doli përballë Teqjes, e kaloi topin mbi portierin e Dinamo City .
Reagimi i bluve erdhi në minutën e 37-të. Pas një goditjeje nga këndi, topi përfundoi te Berisha, i cili gjuajti dhe barazoi rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1.
Në fraksionin e dytë, Dinamo City  kërkoi më shumë golin dhe e gjeti në minutën e 64-t. Pas një tjetër goditjeje nga këndi, Hoxhallari gjuajti me kokë dhe topi përfundoi te Vila, i cili e devijoi në rrjetë për përmbysjen e rezultatit.
AF Elbasani tentoi të reagonte në minutat e mbetura, por Dinamo arriti të ruante avantazhin deri në fund.
Me këtë fitore, Dinamo City shkon në 6 pikë pas tri ndeshjeve të para të kampionatit, ndërsa AF Elbasani mbetet me 2 pikë.
Rezultati:
Dinamo City 2-1 AF Elbasani
Berisha 37’, Vila 64’ / Nikaj 25’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...