Rrëzohet avioni ushtarak ‘Phantom’ gjatë një aktiviteti në Greqi, shpërthen menjëherë pas përplasjes

GREQI , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një avion ushtarak i tipit Phantom u rrëzua në Tanagra në Greqi gjatë një demonstrimi ajror, në rrethana që deri tani mbeten të paqarta.

Menjëherë pas rrëzimit ndodhi një shpërthim. Sipas raportimeve, avioni u rrëzua gjatë fluturimit demonstrues.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse dy pilotët përdorën sistemin e katapultimit. Avioni kishte kryer pjesën e parë të demonstrimit dhe gjatë rrotullimit të dytë duket se humbi kontrollin. Gjithashtu raportohet se pilotët ndoshta nuk arritën të shtypin butonin e katapultimit, por kjo pritet të verifikohet pas operacionit në zhvillim, që po kryhet në këto momente.

 

Aksidenti ka ndodhur para syve të mijëra të pranishmëve që ndodheshin në këtë demonstrim, të quajtur Athens Flying Week, i cili zhvillohet çdo shtator në këtë aeroport ushtarak.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale në Belsh ,Cërrik dhe Prrenjas, mungesa e qytetarëve ngre pikëpyetje”

BELSH/CËRRIKPRRENJAS, 05 shtator 2026/Albania Express News/- Dëgjesat publike të...

Shkuan në ndihmë të banorëve pas zjarrit në Levan të Fierit, flakët u shkrumbojnë automjetet dy efektivëve të policisë

FIER , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një situatë dramatike...

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, shqiptarja që frymëzoi botën

TIRANË, 5 shtator 2026/Albania Express News/- Sot shënohen 10...