Automjeti përfshihet nga flakët në tunelin panoramik Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikëset

ELBASAN, 5 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në tunelin panoramik në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar alarm dhe ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët.

Nga të dhënat paraprake, zjarri ka përfshirë automjetin, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet avioni ushtarak ‘Phantom’ gjatë një aktiviteti në Greqi, shpërthen menjëherë pas përplasjes

GREQI , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një avion ushtarak...

“Si Viaggia” promovon Sarandën si destinacionin ideal për pushime në shtator

TIRANË , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Shtatori është një...

Situatë kritike me zjarrin në Fier, flakët në Frakull të Madhe i afrohen banesave

FIER , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri...

AF Elbasani gati për Dinamo City, Gvozdenoviç kërkon fitoren e parë: “Duam tri pikët”

ELBASAN, 5 shtator 2026 / Albania Express News /...