Milena Harito rikthehet në Tiranë mes spekulimeve për qeverinë e re Rama

Tirana ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për spekulimet mbi formimin e qeverisë së re, por qëndrimi i Milena Haritos në kryeqytet ka një tjetër arsye. Ish-ministrja e Inovacionit në qeverinë “Rama 1” dhe kushërira e kryeministrit Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për babain e saj, Fatos Harito.

Fatos Harito, i cili ndërroi jetë një vit e gjysmë më parë, është i njohur si “babai” i mjekësisë ligjore shqiptare. Në nder të tij, salla e leksioneve e Institutit të Mjekësisë Ligjore do të mbajë emrin Fatos Harito.

Ceremonia u ndoq nga familjarë, kolegë dhe miq nga fushat e mjekësisë dhe drejtësisë. Ministri Ulsi Manja e përshkroi Fatos Hariton si një pionier të mjekësisë ligjore, i cili me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim formoi breza studentësh dhe ngriti standardet e shërbimit për vendin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...