Armand Duka drejton në Lituani mbledhjen e Komitetit të Medias të UEFA-s

KAUNAS, LITUANI – TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Komiteti i Medias i UEFA-s zhvilloi mbledhjen e radhës në Kaunas, në ambientet e Federatës Lituaneze të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht Kryetarit të Komitetit të Medias të UEFA-s, Armand Duka.

Takimi mblodhi anëtarët e Komitetit për të diskutuar mbi prioritetet e komunikimit të UEFA-s, si dhe mënyrat për forcimin e mëtejshëm të imazhit dhe reputacionit të futbollit europian dhe të lidhjes së tij me tifozët dhe shoqërinë.

Një prej çështjeve kryesore të diskutimit ishte përshtatja e komunikimit me zhvillimet e shpejta të peizazhit mediatik dhe dixhital. Anëtarët e Komitetit analizuan nevojën për një komunikim strategjik, të unifikuar dhe bashkëkohor, duke vënë theksin te ndërtimi i një narrative të përbashkët për futbollin europian dhe forcimi i kapaciteteve të strukturave të komunikimit.

Në fokus ishte gjithashtu përshtatja e strategjive të UEFA-s me zhvillimin e platformave të reja dixhitale dhe ndryshimin e mënyrës se si tifozët informohen dhe ndërveprojnë me futbollin.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit pozitiv të futbollit në shoqëri. Komiteti theksoi rëndësinë që komunikimi sportiv të mos kufizohet vetëm te rezultatet dhe emocionet e ndeshjeve, por të përcjellë edhe vlerat, historitë dhe kontributin social që futbolli sjell për miliona njerëz në Europë.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet UEFA-s dhe federatave kombëtare, me synim vendosjen e standardeve të larta të komunikimit dhe përcjelljen sa më efektive të mesazheve dhe vlerave të futbollit europian.

Mbledhja e zhvilluar në Kaunas nënvizoi rëndësinë strategjike që UEFA i kushton komunikimit si një komponent të rëndësishëm për promovimin, zhvillimin dhe forcimin e rolit të futbollit në shoqërinë europiane.

Për Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtimi i Komitetit të Medias të UEFA-s nga Presidenti Armand Duka përfaqëson një rol të rëndësishëm të futbollit shqiptar në strukturat europiane dhe në proceset që lidhen me të ardhmen e komunikimit dhe zhvillimit të futbollit në kontinent.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME