Pasardhësja e Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë

Pasardhësja e Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në TiranëSofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Diplomatja portugeze ‘merr stafetën’ nga Silvio Gonzato, diplomati italian i cili ka përfunduar mandatin.
De Sousa pritet të dorëzojë sot letrat kredenciale të presidenti, Bajram Begaj, ceremoni e cila do të formalizojë nisjen e mandatit të diplomates portugeze.

Përpara ardhjes në Shqipëri, Moreira de Sousa drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Europian në Portugali, detyrë të cilën e mori në shtator 2021. Ajo ka shërbyer gjithashtu si ambasadore e BE-së dhe shefe e Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Kepit të Gjelbër, ku qëndroi për katër vjet.
Emërimi i saj vjen në një periudhë kur marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe procesi i integrimit evropian mbeten ndër çështjet kryesore të agjendës politike dhe diplomatike të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME