Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut

TIRANË ,02 shtator 2026 / Albania Express News /- Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), së bashku me prokurorë të institucionit, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare IDEC40, të organizuar nga Administrata Amerikane Antidrogë (DEA) në Buenos Aires.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, gjatë këtij aktiviteti, përfaqësuesit e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

Takimet u fokusuan në forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit operacional kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare dhe trafikut të narkotikëve.

Ambasada amerikane vlerëson se pjesëmarrja e SPAK në këtë forum ndërkombëtar dëshmon angazhimin e Shqipërisë për të zgjeruar partneritetet ndërkombëtare dhe për të rritur efektivitetin në luftën kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME