Gruaja 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit të Pogradecit

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit, Blerta Delija, Saimir Çela dhe Anri Topi, janë vënë nën hetim pas vdekjes së një 36-vjeçareje, 7 muajshe shtatzënë, e cila u paraqit në gjendje të rënduar shëndetësore në maternitetin e Pogradecit dhe humbi jetën gjatë transportit drejt Elbasanit.

Gruaja, e identifikuar me inicialet M. K., u paraqit mbrëmjen e 30 gushtit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe, pas ekzaminimit nga tre mjekët, u nis me autoambulancë për ndihmë të specializuar në Tiranë.
Gjendja e saj u përkeqësua gjatë rrugës, duke bërë që të dërgohej në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku mjekët konstatuan se kishte humbur jetën. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Korçës, ndërsa ndaj tre mjekëve ka nisur procedimi penal për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.
Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME