Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Sot, më 27 gusht, luhen dy ndeshjet e kthimit të shumëpritura që do të vendosin fatin europian të dy prej skuadrave tona. Tifozët shqiptarë bëhen gati për një mbrëmje drithëruese të Play-off-eve, me sytë e drejtuar nga Qiproja dhe Norvegjia.

​Dinamo City përballet me Pafos në një mision deçiziv në Qipro. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, ku Fadairo kaloi blutë në avantazh para se qipriotët të barazonin nga pika e bardhë, gjithçka do të vendoset sot. Sfida luhet në Limassol në orën 19:00 dhe është e vlefshme për Play-off-in e Conference League. Kjo përballje deçizive do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në platformën DigitAlb.
​Në analizën e kësaj sfide, Pafos, një ish-pjesëmarrëse në eliminatoret e Champions League sezonin e kaluar, ka avantazhin e fushës dhe mbetet favorite në letër si një skuadër me buxhet dhe cilësi të lartë. Megjithatë, Nëndetësja ka treguar tashmë një karakter të fortë në Europë, duke kujtuar përmbysjen fantastike 4-0 ndaj Audës.

​Paralelisht, po në orën 19:00, vëmendja zhvendoset në Norvegji, ku Egnatia sfidon Lillestrom-in për ëndrrën drejt grupeve të Europa League. Ndeshja e parë në Rrogozhinë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0, duke e lënë kualifikimin tërësisht të hapur. Rrogozhinasit e kanë siguruar tashmë fazën e ligës në Conference League pavarësisht rezultatit të sotëm, por synojnë të bëjnë hapin e madh.
​Në ndeshjen e parë Egnatia tregoi se mund ti bëjë keq kundërshtarit, sidomos nëse kujtojmë traversën e Grudës. Përballë një ekipi norvegjez që vuan nga një formë e dobët pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore, ata kanë çdo arsye për të besuar te kualifikimi. Pritet një ndeshje tepër e ekuilibruar dhe e mbyllur taktike, ku edhe një episod i vetëm mund të bëjë diferencën. Duke parë vështirësitë e Lillestrom-it në shtëpi, nuk do të ishte surprizë një fitore e ngushtë dhe historike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

Sulejman Demollari, “magjistari” i Dinamos që u bë idhull në Rumani

Nga rrugicat e Tiranës te stadiumet e Bukureshtit, historia...

Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...