Pretendoi se u vetëdorëzua, por droni ‘’Bayraktar’’ nxjerr blof Ylli Zallën! 49-vjeçari lëvizte në zonë me kallash para arrestimit

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Arrestimi i të shumëkërkuarit Ylli Zalla në një zonë të pyllëzuar në Nikël, sipas policisë u krye nga forcat speciale RENEA, por gjatë dëshimsë së tij në Gjykatën e Posaçme, 49-vjeçari pretendoi se është vetëdorëzuar.

Por duket se pamjet e publikuara së fundmi, e rrëzojnë këtë pretendim të Zallës. Ky i fundit, nga pamjet e filmuara nga droni i teknologjisë së lartë “Bayraktar”, shihet i armatosur në një zonë të pyllëzuar në Nikël.

49-vjeçari mban në krah një armë zjarri kallashnikov, teksa ishte duke patrulluar në zonë. Policia e mbajti në mbikëqyrje, teksa pak momente më vonë, në 17 gusht, ka arritur ta prangosë.

Gjatë fjalës së tij në seancën për masën e sigurisë në GJKKO, Zalla ka kundërshtuar versionin se është përpjekur t’i shpëtojë RENEA-s, duke thënë se ka qenë vetë ai që ka dalë përballë efektivëve dhe është dorëzuar.

“Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin. Isha aty afër. Policia e Shtetit, policia e Tiranës edhe e Krujës më kanë futur në hasmëri me gjithë zonën dhe duan të më vrasin”, është shprehur ai.

 

Zalla ishte shpallur në kërkim prej nëntorit të vitit të kaluar. Për arrestimin e tij u angazhuan forcat RENEA, ndërsa operacioni tërhoqi vëmendje edhe për faktin se ai kishte mundur t’u shpëtonte disa kontrolleve të policisë.

Një ditë para arrestimit të tij, një sasi e konsiderueshme tritoli iu vendos në shtëpinë e tij në fshatin Zallë në Fushë Krujë.

Sakaq edhe nga arratia Zalla ka dalë publikisht dhe ka mohuar gjithmonë lidhjen e tij me atentatin e Rinasit. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka, ai tha se ditën e atentatit ndodhej në banesën e tij në Fushë-Krujë dhe më pas kishte shkuar për disa orë në Patok.

Sipas Zallës, për ngjarjen kishte mësuar vetëm pasi ishte kthyer dhe kishte dëgjuar lajmet. Ai ka këmbëngulur se lëvizjet e tij mund të kontrollohen përmes kamerave të sigurisë dhe se kontrollet e policisë në banesat dhe ambientet e tij nuk kishin nxjerrë prova që e lidhnin me vrasjen.

Ndërkohë, ka hedhur edhe një tjetër pretendim, duke thënë se kishte mësuar se për eliminimin e tij ishte ofruar një shumë e madhe parash. Sipas tij, qëllimi ishte që dosja e atentatit të mbyllej pa u zbuluar autorët e vërtetë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...

Vizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje: Diçka mund të dalë nga kjo

SHBA , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti amerikan Donald...

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një Kombëtare me...