Faza e tretë e regjistrimeve universitare 2025–2026 nis më 2–3 shtator

Në universitetet e Shqipërisë ka nisur faza e tretë e regjistrimeve për maturantët e vitit akademik 2025–2026. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar (RRASH), Arjan Xhelaj, njoftoi se maturantët më të mirë tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke lënë të lira disa programe studimi.

Sipas Xhelajt, ecuria e regjistrimeve është shumë e mirë, dhe në ditën e pestë janë regjistruar afro 50% e kandidatëve. Grupet më të populluara janë degët e shëndetit, infermieria, teknologjia e informacionit dhe inxhinieritë. Programi i Mjekësisë së Përgjithshme ka ezauruar kuotat në 100%, ndërsa Arkitektura në 99%.

Ai shtoi se edhe universitetet private kanë regjistruar më shumë kandidatë në degë si Mjekësia, Stomatologjia dhe Arkitektura, pasi disa maturantë kanë mundësi financiare për të studiuar jashtë institucioneve publike.

Degët e mësuesisë po regjistrojnë mbi 7,5% të kandidatëve, ndërsa programet 2-vjeçare lëvizin rreth 10%.

Faza e tretë e raundit të parë zhvillohet më 2–3 shtator dhe ka një kohëzgjatje 48-orëshe. Kandidatët fitues duhet të paraqiten pranë sekretarisë së fakultetit për të kryer regjistrimin. Pas çdo faze, nëse mbeten kuota të lira, shpallen fitues të rinj, të cilët regjistrohen në fazën pasardhëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulmi në Marshimin e Krenarisë në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur. Policia në kërkim të autorit, si ndodhi ngjarja

GJERMANI ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...

Hap i ri në luftën kundër kancerit të pankreasit: Pilula e re rrit jetëgjatësinë e pacientëve

TIRANË, 26 korrik 2026 /Albania Express News/- Një pilulë...

Kristian Prenga e tronditi botën, por Joshua u ngrit dhe e mbylli me nokaut në raundin e dytë

BOTA ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Kristian Prenga ishte vetëm...