Rikthehet Kategoria Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së parë

TIRANË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Kategoria Superiore ngriti zyrtarisht siparin e saj teksa janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së parë. Në përfundim të kësaj jave është publikuar edhe formacioni më i mirë dhe është përzjedhur edhe trajneri më i mirë, një përzgjedhjë që është bërë nga Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit

Në portë është përzgjedhur Pano Qirko (Partizani), ndërsa reparti mbrojtjes përbëhet nga Konstantinos Dionellis (Vora), Bruno Lulaj (Elbasani), Dion Vata (Partizani) dhe Abdurraman Fangaj (Teuta).
Në mesfushë janë Orgi Cena (Laçi), Altin Kryeziu (Egnatia) dhe Ibrahim Diabaté (Egnatia), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Charles Bismark (Skënderbeu), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Briajan Gjyla (Vora).

Përsa i përket trajnerit më të mirë, për javën e parë është zgjedhur Arjan Bellaj i Vorës për fitoren që skuadra e tij mori në transfertë ndaj Dinamos.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME