Efektivi i FA plagoset teksa luftonte me flakët në Mirditë, dërgohet për trajtim në Tiranë. Zbulohet gjendja e tij shëndetësore

TIRANË , 22 gusht 2026/Albania Express News/-Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në territorin e Mirditës.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ka ndodhur teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës i angazhuar në operacion.
Gjatë procesit, ka plasur një tub me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur efektivin duke i shkaktuar dëmtime.

Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, bën me dije se i plagosuri është identifikuar si 28-vjeçari Andrea Kaçi. Ai është marrë menjëherë në kujdes dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.
Sipas informacionit më të fundit, Kaçi aktualisht po trajtohet në Spitalin e Traumës, ku po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Efektivi vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij raportohet e stabilizuar. Incidenti ndodhi gjatë operacioneve intensive të Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera për përballimin e situatës së zjarreve në Mirditë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME