Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, perlë e turizmit malor në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy destinacione të njohura të turizmit malor në Shqipëri. Liqeni i Komanit shtrihet mes maleve dhe ofron udhëtime me varkë gjatë gjithë vitit, ndërsa Lumi i Shalës, i quajtur nga mediet ndërkombëtare “Tajlanda e Europës”, tërheq vizitorë me ujërat e kristalta dhe peizazhet mbresëlënëse.

Këto atraksione ofrojnë për turistët eksperienca të ndryshme: eksplorim me varkë, ngjitje në majat përreth, zhytje, dhe shijim të ushqimeve tradicionale në bujtinat e zonës. Liqeni i Komanit, pjesë e basenit të Drinit, shtrihet 34 km nga fshati Koman deri në Fierzë dhe është shtëpia e 13 specieve të ndryshme peshqish dhe amfibësh.

Lumi i Shalës buron nga Alpet dhe ka gjatësi 37 km, duke u dalluar për ujin e kaltër, shkëmbinjtë e thepisur dhe shumëllojshmërinë e peshqve, ku më i përhapuri është trofta. Ky kombinim i natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale tërheq çdo vit turistë vendas dhe të huaj, duke e bërë Liqenin e Komanit dhe Lumin e Shalës një nga destinacionet më të veçanta të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...