Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, ky është çifti britanik që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit privat në ishullin grek

GREQI ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Ky është çifti britanik që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit privat në ishullin grek Sifnos.

Ata janë identifikuar si Alexander Cromie dhe Marie Ebert, të cilët ishin në Greqi për muajin e mjaltit.
Helikopteri privat Bell 206 u rrëzua vetëm pak metra larg një piste uljeje, duke u marrë jetën dy të rinjve dhe pilotit grek.

Çifti thuhet se ka marrë helikopterin nga fshati Markopoulo pranë Athinës në ishullin e njohur. Autoriteti grek i sigurisë së aviacionit i tha BBC-së se po hetonte rrëzimin dhe po mblidhen të gjitha provat për hetimin.
Ebert punonte si specialist i lartë në markën e konsulencës Bain & Company, ndërsa Cromie punonte në firmën e menaxhimit të aseteve Blackstone.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...